24 vjeçarja burgoset pasi mashtroi se vuante nga kanceri

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 17:18 | Nga

Tre muaj burg, iu janë shqiptuar një gruaje australiane, pasi mashtroi se ishte me kancer.

Ajo në këtë mënyrë sipas BBC-së, përfitonte nga miqtë e saj si dhe familja, njofton Klan Kosova.

Është 24 vjeçarja Hanna Dickenson, ajo e cila mori 42.000 dollarë pasi u tha prindërve se kishte nevojë për trajtim mjekësor.

Prindërit e saj morën donacione nga miqtë e tyre dhe kjo gjë u tha në gjyq. Paratë e grumbulluara nga “sëmundja e rreme”, Hanna i shpenzoi për pushime dhe miqtë.

Përveç prindërve po ashtu burime nga gjykata thanë se një person kishte dhuruar 10.000 dollarë Dickensonit pasi sapo kishte përfunduar një trajtim të vetin për kancer, ndërsa një tjetër ka dhënë para në katër raste të ndryshme, njofton Klan Kosova.

Këtë mashtrim një gjykatës e quajti “të neveritshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme