Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 242 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.
Sipas raportit të datës 1 tetor 2021 nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, nga 242 pacientët që po marrin trajtim spitalor, 172 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 23 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 50 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)22 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë
Spitali i Prizrenit, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë
Spitali i Ferizajt, 19 pacientë.