25 minuta pasi vaksinohet kundër Covid-19, vdes 70 vjeçari

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Një i moshuar ra pa ndjenja dhe vdiq në Nju Jork pak minuta pasi morri vaksinën anti-Covid, kanë raportuar zyrtarët të hënën.

Burri, në të 70-at, u ra pa ndjenja teksa po largohej nga qendra e vaksinimit vetëm 25 minuta pasi u vaksinua.

Është akoma e paqartë se a është e lidhur vdekja e tij me marrjen e vaksinës, por hetimi është në zhvillim e sipër.

Reagimet e këqija ndaj vaksinës janë shumë të rralla, edhe ato raste që ndodhin zakonisht janë reaksione alergjike ndaj përbërësve të vaksinës, mirëpo asnjë nuk ka qenë vdekjeprurës deri më tani.

Në indikacion të parë, nuk duket se burri ka pasur ndonjë reagim alergjik, por kjo mbetet të konfirmohet nga autopsia.

Gjatë observimit prej 15 minutash, ai nuk pati ndonjë shenjë të reagimit të keq. Pacienti vdiq pak kohë pasi arriti në spital.

Identiteti i burrit dhe lloji i vaksinës të cilën ai morri nuk janë akoma të qarta për publikun dhe mediat.

Mirëpo ekspertët mjekësorë mendojnë se vdekja e tij nuk ishte e lidhur me ndonjë reagim të keq nga vaksina dhe vazhdojnë të inkurajojnë të gjithë qytetarët të vaksinohen.

9.6% e amerikanëve kanë marrë njërën dozë të vaksinës, dhe 2.78% kanë marrë të dy dozat.

Deri më tani ka pasur vetëm disa raste të vdekjes pas vaksinimit, por asnjëra nuk është vërtetuar të ketë pasur lidhje me vaksinimin. Fatkeqësisht këto raste po ndikojnë në opinionin e publikut kundrejt vaksinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme