25-vjetori i rënies së Safet Peci-Boletini – Ministri Peci e nëna e heroit bëjnë homazhe

Prishtinë | 31 Maj 2024 | 12:11 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 25-vjetorin e rënies së heroit Safet Peci-Boletini, ministri i Bujqësisë, Faton Peci se bashku me nënën dhe familjarët e heroit kanë bërë homazhe tek varri i heroit tek varrezat e dëshmorëve të Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.

Nëna e heroit Nafija, pas homazheve tha se kur Safeti kishte qenë në Gjermani ajo i kishte thënë se ai do të duhej të martohej, por ai i ishte përgjigjur se për tu martuar janë dy vëllezërit e tij dhe se ai vet ishte për të luftuar.

“Herën e fundit kur ka ardhur në Gjermani ka ardhur ta vazhdoj pasaportën, ishim vetëm ne familja. Me tha nënë po ty të kam burrnore thash po por tani ka ardhur koha qe të martohesh, dhe qesha unë. Më tha ‘jo nënë këta dy i ke me i martu, mua me kë për luftë, nëna ime’. Këta i ke për liri këta ki me i martu. Thash Safet qysh me the kështu, ja nisa po qaj tha jo nënë nuk duhet të qashë”, tha ajo. 

Ministri Peci, tha se nëna Nafije ka bërë sakrificën dhe vlera më sublime që një nënë mund ta bëjë, duke i dhënë dëshmor kombit.

Ai tha po ashtu se ndjehet krenar që gjyshërit e tij ja kishin lënë emrin Safetit.

“Ti i ke dhënë me shumë se çka mundesh me i dhënë Kosovës, besoj që sakrifica dhe vlera më sublime është që një nënë me i dhënë një dëshmor kombit. Këtë që e ke bërë ti, në kuptimin se pa pasur ndjenjën e atdhe dashurisë që kultivohet në familje nuk mundesh me krijuar dëshmorë”, tha Peci.

Sot në Mitrovicë me rastin e  25 vjetorit te rënies së heroit Safet Peci-Boletini, janë organizuar një sërë aktivitetesh, ku në orën 12:00 do të mbahet edhe akademi përkujtimore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Të ngjashme