2558 gjoba trafiku për 24 orë

Prishtinë | 05 Mar 2025 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shqiptuar 2558 gjoba në trafik, raporton Ekonomia Online.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 26 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 28 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 19 persona, ndërkaq 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme