259 pacientë u trajtuan në Emergjencë brenda një dite

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Brenda 24 orëve të fundit në klinikën Emergjente në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës janë trajtuar 259 pacientë.

Sipas njoftimit, 30 prej këtyre pacientëve janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor.

“Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës, në 24 orët e fundit janë trajtuar 259 pacientë. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 30 janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në klinikat inernisitike, kirurgjike dhe Mjekim Intensiv Qendror. Ka pasur 15 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve dhe 20 raste që kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e aksidentëve në trafik”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme