263 fëmijë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë

Prishtinë | 07 Qer 2022 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet ukrainase thotë se 263 fëmijë janë vrarë si rezultat i pushtimit rus, ndërsa më shumë se 467 janë plagosur.

Puna është ende duke u zhvilluar për të përcaktuar numrin e viktimave në “vende të armiqësive aktive, territore të pushtuara dhe të çliruara përkohësisht”, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Numri më i madh i fëmijëve që kanë humbur jetën është në rajonin e Donetskut (190), i ndjekur nga Kievi (116), Kharkiv (112), Chernihiv (68), Luhansk (53), Kherson (52), Mykolaiv (47) dhe Zaporizhzhia (29), shtoi zyra.

Të ngjashme