266 shoferëve u konfiskohen lejet për dhjetë muaj

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Në rajonin e Gjilanit ka rritje të numrit të aksidenteve në komunikacion. Nga muaji janar deri në muajin tetor të këtij viti janë konfiskuar 266 leje të vozitjes. Në Njësinë Rajonale të Trafikut të Policisë në Gjilan po kërkojnë angazhim më të madh të stacioneve policore.

Në periudhën 2010-2019, në rrugët e rajonit të Gjilanit kanë humbur jetën 197 persona. Nga këto aksidente kanë humbur jetët 57 këmbësorë. Policia vlerëson se mospërshtatja e shpejtësisë është njëri nga faktorët e aksidenteve, shkruan sot Koha Ditore.

Shefi i Operativës së Trafikut Rajonal në Gjilan, Agim Kqiku, deklaron se stacionet policore duhet të rrisin angazhimin e tyre dhe të mbulojnë territorin me njësi patrulluese ngase një pjesë e aksidenteve me fatalitet po ndodhin brenda vendbanimeve.

Deklaron se numri i madh i aksidenteve të cilat kanë ndodhur në Komunën e Vitisë i ka detyruar që të dërgojnë njësi patrulluese në këtë komunë me qëllim që të mbledhin informata dhe të parandalojnë aksidentet. Deklaron se nuk është në fushën e tyre të përgjegjësisë të patrullojnë brenda vendbanimeve meqë kjo është në përgjegjësinë e Stacionit Policor në Viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme