27 vjeçari nga Dibra i dha fund jetës me një plumb në kokë, çfarë thonë familjarët

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Një 27-vjeçar ka qëlluar veten me pistoletë në banesën e tij, në momentin kur nuk kishte asnjë person tjetër në shtëpi.

Familjarët pasi dëgjuan krismën shkuan në banesë, ku e gjetën të mbuluar në gjak.

Menjëherë 27-vjeçari u transportua për në Spitalin Rajonal të Bulqizës, në gjendje kritike për jetën. Pas mbërritjes në spital, mjekët konstatuan se i riu kishte ndërruar jetë dhe se nuk mund të bënin asgjë për ta rikthyer.

Sipas Panoramës ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në Shupenzë, ndërkohë që deri tani nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të riun drejt vetëvrasjes.

“Në Njësinë Administrative Shupenzë, rreth orës 17:30, në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi E.T., rreth 27 vjeç. I plagosuri është transportuar në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, bëhet e ditur nga Policia.

Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes ka marrë në pyetje familjarët e 27-vjeçarit, për të mësuar më shumë mbi atë që ka ndodhur. Të afërmit e të riut kanë deklaruar para oficerëve të Policisë se tragjedia u ka ardhur edhe atyre në mënyrë të papritur.

Familjarët e viktimës shprehen se 27-vjeçari nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim para tyre. Gjithashtu, sipas tyre, ai nuk vuante as nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë Policia ka ngritur dy pista hetimore, ku kryesorja është ajo e vetëvrasjes për shkak të gjendjes depresive. Pavarësisht se i riu nuk ka shfaqur shenja të dukshme, ai mund të ketë vuajtur nga depresioni, që e ka shtyrë drejt vetëflijimit.

Nga ana tjetër, nuk përjashtohet mundësia që i riu të ketë qëlluar veten me pistoletë për shkak të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur me familjarët, apo nga ndonjë histori e dështuar dashurie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme