Sot bëhen 27 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, raporton Ekonomia Online.
Për të përkujtuar viktimat e kësaj masakre në këto fshatra janë bërë homazhe.
Homazhe në Poklek ka bërë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Vetëm në fshatin Poklek i Vjetër, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.
Ndërsa në Çikatovë të Vjetër u masakruan 24 civilë.

