3.2 milionë € për fuqizimin e 1600 të rinjve të SOS fshatrave nga rajoni

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 12:01 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, kanë lansuar zyrtarisht projektin “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja- YEEP”, raporton Ekonomia Online.

Qëllimi i këtij projekti, është për mundësitë e reja të punësimit dhe pjesëmarrjes aktive në tregun e punës për 1600 të rinj të margjinalizuar në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore dhe Serbi.

Nezahate Ramadani Salihu, Drejtoreshë Nacionale e SOS Fshatrave të Kosovës, tha se po bëhet një punë e madhe për aftësimin dhe fuqizimin e këtyre të rinjve për një jetë të pavarur.

“Ky projekt është rajonal ku do i mundësohet të rinjve të fuqizohen në mënyrë të pavarur. Te ne rezultati shihet më vonë për arsye se fëmijët vijnë të vegjël. Ne gjithë aty e dimë si është të punojmë në SOS dhe ne aty e dimë që jemi pjesë e një familje të madhe”.

“Ne kemi punuar për me i përkrahë të rinjtë që kanë qenë te ne që ata të aftësohen dhe fuqizohen për një jetë të pavarur. Ne duhet të mburremi për fëmijët që janë këtu”.

Ndërsa Ylber Aliu, udhëheqës i divizionit për politika të punësimit nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), tha se ky projekt u garanton të rinjve një qasje të re për punësim.

“Projekti është në përputhje me planet nacionale të veprimit. Projekti do tw ndihmojë në adresimin e inaktivitetit në mesin e të rinjve. 30 për qind e të rinjve të papunë nuk janë në shkollim dhe nuk janë të lajmëruar në zyrat e punësimit”.

“Ky projekt ndihmon të afrohen më shumë me tregun e punës dhe punëdhënësit. Projekti promovon një qasje në nivelin lokal përmes promovimit të partneritetit të projekteve lokale përmes rritjes së projektit”.

“Ne do të mundësojmë një përkrahje të madhe për fuqizimin e këtij projekti. Projekti është në përputhje të plotë me politikat e ministrisë”.

Gordana Vuçiniq, Menaxhere Regjionale e Projektit YEEP, njoftoi se vlera e këtij projekti është 3.2 milionë euro, derisa pritet të përfshijë 1600 të rinj nga i gjithë rajoni, raporton EO.

“3.2 milionë euro, kjo është mundësi që t’i falënderojmë donatorët që e kanë nda këtë fond. Ky është projekt rajonal me një qasje rajonale për të mundësuar mundësi punësimi për të rinjtë e margjinalizuar, projekti pritet të përfshijë 1600 të rinj”.

“Jemi të kënaqur që diçka të tillë ta impelementojmë edhe këtu. Ne besojmë që ky projekt do të arrijë rezultate të rëndësishme”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2397646370498860

Të ngjashme