Ditën e djeshme u nda nga jeta legjenda e futbollit botëror dhe atij argjentinas, Diego Armando Maradona.
Gjeniu i futbollit u shua në moshën 60-vjeçare në shtëpinë e tij për shkak të një arresti kardiak.E përditshmja argjentinase Clarin dha azhurnime të mëtejshme mbi çështjen e Maradona .
Trupi i Diegos do t’i nënshtrohet një autopsie këtë pasdite (me orën argjentinase) duke filluar rreth orës 6 pasdite në morgun e spitalit San Fernando, për të konfirmuar shkakun e vdekjes.
Të enjten në mëngjes , Argjentina do të përshëndesë Maradonën për herë të fundit në Casa Rosada . Megjithëse programi nuk është publikuar ende, qeveria pret që rreth një milion njerëz të gatshëm t’i bëjnë nderimet e tyre të fundit “Zotit të futbollit”.