Dardan Sejdiu, nënkryetari në largim i Komunës së Prishtinës, ka thënë se kryetari, Shpend Ahmeti do ta zëvendësojë atë më 3 gusht.
“Unë do të lë punën në ditën e seancës konstituive por jam shumë i kënaqur me personin që do të emërohet nënkryetar për këta dy muaj të mbetur deri në zgjedhje”, ka thënë Sejdiu në emisionin “038”.
Ai nuk ka treguar se kush do ta zëvendësojë por ka thënë se nënkryetari i ri i kryeqytetit nuk është as nga Vetëvendosje e as nga partnerët e saj, por është njeri apartiak.