Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi gjatë ditës së sotme janë testuar 43 persona ndërsa tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv, me këtë numri i përgjithshëm i të prekurve me Coronavirus ka shkuar në 70.
“Nga tre pacientët e rinj, njëra ka udhëtuar në Serbi, gjyshi dhe gjyshja e vajzës së diagnostikuari në Shtip kanë rezultuar pozitiv. Dhe një pacient i mëngjesit të sotëm nga Shkupi. Qytete ku ka të sëmurë janë Shkupi, Dibra, Gostivari, Shtipi dhe Ohri”
Filipçe njoftoi se të gjithë pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore përveç pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes.
“Të gjitha pacientët janë në gjendje relativisht e mirë, pacientja në makinë me oksigjen është në gjendje kritike dhe po lufton për jetën por është vërtet në gjendje kritike nga mbrëmja e djeshme”-tha mes tjerash Filipçe, raporton Alsat-M.