Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, drejtorit të Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitar të Kosovës (QKUK), Rexhep Kasumaj.
Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit e kishte bërë prokurorja e rastit, Besa Limani.Rexhep Kasumaj ishte arrestuar më 6 korrik 2018, nga ana e Policisë së Kosovës, për shkak se dyshohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit.
Siç kishte njoftuar Policia e Kosovës, më 6 korrik 2018, rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarrë disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi, mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale “marrje e ryshfetit”.
Tutje, në njoftimin e policisë thuhej se, si rezultat i veprimeve të shpejta të hetuesve policorë, është arrestuar në flagrancë i dyshuari Rexhep Kasumaj, i cili dyshohet se nga një qytetar ka marrë para për t’i kryer shërbime mjekësore.Ndryshe, dy ditë më parë, Kasumaj ishte larguar përkohësisht nga puna me një vendim të zyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).