Zyra e Karrierës, Mirëqenies Studentore bashkë me Zyrën Ndërkombëtare në Kolegjin “Universum” kanë organizuar Panairin e Karrierës dhe Studimeve Jashtë Vendit, raporton Ekonomia Online.
Në panair 30 kompani u kanë ofruar mundësi punësimi apo punë praktike studentëve të interesuar.
Gjithashtu në panair janë prezantuar edhe 115 universitete nga 26 shtete të Evropës, si mundësi për të vazhduar studimet.
Drejtori i kolegjit “Universum” Suad Berisha theksoi se në vazhdën e aktivitete të vazhdueshme që synim kanë avancimin e studentëve kanë organizuar edhe këtë panair.
Madje ai tha se kolegji është lider në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe atë me universitete prestigjioze ku studentët përfitojnë bursë dhe 800 euro kompensim.
“Kolegji Universum organizon aktivitet të tillë me synim që studentëve tu ofrojë mundësi për punësime në tregun e punës. Kolegji është lider në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe atë me universitete prestigjioze ku studentët përfitojnë bursë dhe 800 euro kompensim”.
“Po marrin pjesë mbi 30 kompani të cilët po u ofrojnë mundësi punësimit studentëve. Ende Kosova stagnon në këtë drejtim përndryshe evente të tilla janë të interesit të madh për studentë”.
Nevila Muka, udhëheqëse e Departamentit të Dizajnit, tha se për disa vjet me radhë organiziojnë panaire te tilla, duke e cilësuar këtë vit si me të suksesshmin.
“Panairi ka kompani që prezantohen dhe të rinjtë janë të mirëpritur të tregojnë aftësitë e tyre të japin CV-të e tyre dhe të fillojnë një vend pune te këto kompani. Ambasadat janë këtu për të rinjtë që dëshirojnë punë jashtë vendit. Kolegji Universum i ka dhënë rëndësi punësimit të të rinjve”.
Ndërsa Agim Shahini kryetar i AKB-së tha se panair tenton të promovojë vlerat e arsimit e punësimit dhe është ndër organizimet e para që bënë bashkë konkurrent të ndryshëm, raporton EO.
“Të gjithë konsumatorët do të mund të informohet me shërbimet që ofrojnë kompanitë. Tash pothuajse 2 vjet s’ka pasur organizime të tilla dhe kjo është një fillim. Shpresoj që edhe organizime të kenë vizion dhe mision informimin me publikun”.
“Ekonomia ka goditje të thellë nga pandemia dhe duhet të dalim nga kjo krizë dhe mund të zvogëlohet duke rrit fuqinë konkurruese dhe kemi rritje të eksportit dhe qeveria duhet të ketë prioritet rimëkëmbjen ekonomike”.
Delfina Hasani, studente, tha se e njeh mirë gjuhën gjermane dhe se është interesuar për punësim në Gjermani.
“Jemi duke shikuar drejtime dhe një grup i nxënësve tonë po mendojnë për këtë kolegj. Në këtë panair po shikojmë mundësitë për tu punësua në njërën prej kompanive. Unë e di gjuhën gjermane dhe shikova një mundësi të mirë për Gjermani”.