300 euro gjobë dhe 3 muaj heqje e patent shoferi për 21 vjeçarin në Ferizaj

Prishtinë | 15 Shk 2023 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 22:35 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinē, më saktësisht në fshatin Prelez i Muhaxherëve zhvilloi shpejtësi 133 km/h në zonën e kufizimit 50 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet L.RR (M/K) i moshës 21 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe tre (3) muaj masë mbrojtëse heqje e patent shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të ngjashme