Ekonomia Online
FUNDIT

300 euro gjobë, tri pikë negative dhe ndalim të vozitjes për tre muaj ndaj kosovarit për tejkalim shpejtësie

300 euro gjobë, tri pikë negative dhe ndalim të vozitjes për tre muaj ndaj kosovarit për tejkalim shpejtësie

Policia ka gjobitur një person i cili gjatë drejtimit të veturës ka tejkaluar shpejtësinë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas njoftimit nga Policia, përveç gjobës 300 euro, atij i janë shqiptuar tri pikë negative dhe i është ndaluar vozitja për tre muaj. “Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin […]

Policia ka gjobitur një person i cili gjatë drejtimit të veturës ka tejkaluar shpejtësinë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit nga Policia, përveç gjobës 300 euro, atij i janë shqiptuar tri pikë negative dhe i është ndaluar vozitja për tre muaj.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 193 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme