300 të burgosur i shkruajnë Ruçit: Duam amnisti, kur ra tërmeti ishim brenda 4 mureve

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Shipërisë miratoi pr/ligjin për aministinë, i cili pritet të miratohet nga parlamenti. Në këtë mënyrë disa të burgosur pritet të lënë qelinë në Janar, kryesisht gratë, dhe burrat që janë dënuar më pak se dy vite burgim.

Por drafti për amnistinë ka ngjallur indinjatë tek të burgosurit e tjerë që nuk janë përfshirë në kategoritë përfituese. Kësisoj në zyrën e Gramoz Ruçit ka mbërritur një letër e firmosur nga 300 të burgosur në burgun e Fierit. Ata luten për një amnisti të përgjithshme, pasi ndjehen të diskriminuar.

“Ndjehemi të diskriminuar nga ky draft i Ministrisë së Drejtësisë për arsye se edhe ne kemi familje, fëmijë të mitur, vëllezër e motra që na presin me padurim të jemi pranë tyre, nënat tona që nuk i thahen lotët derisa të na shohin pranë shtëpisë, pranë sofrës. Të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz dhe meritojmë një shans, pa dallim, femra dhe meshkuj”, shkruhet ndër të tjera në letrën e tyre, ku përmendin si një arsye më shumë edhe termetin e 26 nëntorit.

LETRA

I nderuar zoti Gramoz Ruçi!

Kemi dëgjuar me vëmendje znj.ministre Etilda Gjonaj për draftin e amnistisë. Ndjehemi të diskriminuar nga ky draft i përpiluar për arsye se edhe ne kemi familje, fëmijë të mitur, vëllezër e motra që na presin me padurim të jemi pranë tyre, nënat tona që nuk i thahen lotët derisa të na shohin pranë shtëpisë, pranë sofrës. Të gjithë bëjmë gabime, jemi njerëz dhe meritojmë një shans, pa dallim, femra dhe meshkuj. Katastrofa natyrore na tronditi të gjithëve, jashtë njerëzit e lirë kishin mundësi të dilnin jashtë shtëpive të tyre, por ne, të dënuarit, vetëm Zotit i luteshim, mëshirë te ai kërkuam sepse ishim brenda katër mureve në pamundësi për të dalë, të panikosur dhe me mendje te shtëpia, tek fëmijët e familjet tona…

Ju lutemi gëzojini familjet tona, nënat tona, me një amnisti të përgjithshme, pa dallime.

Ju lutemi merreni në konsideratë kërkesën tonë,

Me shpresë e me respekt të dënuarit e I.E.V.P Fier.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme