31 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, vijojnë kërkimet për mbi 20 persona të humbur

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 24 orë nga tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë një ditë më parë duke shkaktuar 31 viktima, vijojnë kërkimet për mbi 20 persona që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. 

Forcat speciale po gërmojnë në 6 pika mes zonave të Durrësit, Kënetës dhe Thumanës. 

Pjesa më e madhe e njerëzve të humbur raportohen në zonën e Kënetës në Durrës dhe Thumanë.

Më shumë se 24 orë nga tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë një ditë më parë vijojnë kërkimet për mbi 20 persona që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Forcat speciale po gërmojnë në 6 pika mes zonave të Durrësit, Kënetës dhe Thumanës: tek tre pallatet e rrëzuara në Thumanë, tek hotel Mira Mare në Durrës, hotel Tropikal, tek lagjja nr.6 në Durrës dhe në afërsi të kryqit të kuq.

Pjesa më e madhe e njerëzve të humbur raportohen në zonën e Kënetës në Durrës dhe Thumanë. Lidhur me operacionet e kërkimit janë angazhuar grupet e shpëtimit nga Kosova, Italia, Greqia dhe Kroacia. Ndërkohë që forcat franceze janë fokusuar në kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja. Në operacion marrin pjesë edhe forcat speciale shqiptare, shkruan shqiptarja.com.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme