31 vjetori i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, Berisha: Ishte diktatori më mizor në Evropën ish-komuniste

Prishtinë | 20 Shk 2022 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të dielë në 31 vjetorin e shembjes së bustit të diktatorit Enver Hoxha ka qenë pjesë e ceremonisë së zhvilluar në Qytet Studenti.

Berisha në fjalën e tij është shprehur se Enver Hoxha do të mbahet mend si diktatori më i egër në Evropë për të gjithë mizoritë që bëri ndaj shqiptarëve.

Sipas Berishës Hoxha bëri që shqiptarët të përjetonin dhe ta pësonin nga uria që i kaploi duke ngrënë bimë të egra dhe mishin e kafshëve të ngordhura.

Ishte shembja e bustit ajo që bëri që shqiptarët më në fund para 31 vitesh të fitonin dhe dinjitetin e tyre njerëzor.

“Asnjëri nuk u bëri shqiptarëve dhe nuk denatyroi, skllavëroi shqiptarët ashtu siç bëri Enver Hoxha. Kultet janë fenomene të diktaturave totalitare por pas rrëzimit në vitin 1956 të kultit Josif Stalinit njeriut më gjakësor të shekullit XXI kultet shoviniste ranë njëri pas tjetrit.

Enver Hoxha si asnjë diktator tjetër në Evropën ish komuniste, vendosur mbi shqiptarët të trefishtë, diktaturët ideologjike, të luftës së klasave, u burgosën, torturuan burra gra të rinj e të reja më shumë se në të gjithë vendet ish komuniste përveç ish Bashkimit Sovjetik të marra së bashku. Kjo ishte vetëm diktatura ideologjike më mizore më masive dhe më e tmerrshme ishte diktatura e urisë.

Shqiptarët tregojnë kronikat e kohës, u detyruan të hanë dhe të vdesin nga barishte të egra, u detyruan që të përdorin dhe ta pësojnë nga mishi i kafshëve të ngordhura uria ishte parimi i atyre kohëve. Askush nuk mund të mendonte përtej asaj dhe manipulohej më mirë. Kulti i Enver Hoxhës u ngulit në thellësinë e qenies shqiptare, jo vetëm përmes frikës, terrorit dhe urisë por nga izolimi i thellë shkëputjes së Shqipërisë nga Evropa dhe nga bota. Të gjitha këto bënë që në vitin 1990 shqiptarët pavarësisht revolucionit të ri që i kishte [ushtuar, bëri që rrëzimi i kultit të ishte kushti i të gjithë kushteve dhe që opozita të ishte e vërtetë. Që shqiptarët të ishin të lirë dhe të rifitonin dinjitetin e tyre njerëzor”, ka thënë Berisha./abcnews.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme