3118 femra merren aktivisht me sport në vitin 2017

Prishtinë | 21 Nën 2017 | 12:35 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Solidaritetin Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) organizuan konferencën “Femra dhe sporti”, me moton “Fuqizimi i Femrës nëpërmjet sportit”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë konferencë morën pjesë federatat e sporteve të Kosovës për të treguar numrin e femrave pjesëmarrëse në sport.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, tha se prindërit e drejtuesit e institucionit  të sporti kanë rolin kryesor që stimulon barazinë gjinore.

Sipas Hasanit, në bordin ekzekutiv të KOK 70 për qind të anëtarëve janë meshkuj, kurse synojnë që kjo përqindje të jetë 50 me 50.

“Krijimi i ambientit të përshtatshëm për krijimin e potencialit në sport mbetet sfidë që mund të kalohet me vullnet. Ambienti i përshtatshëm duhet të jetë në familje, në çerdhe, në shkollë, në komitet. Prindërit, drejtuesit e institucionit  të sporti kanë rolin kryesor që stimulon barazinë gjinore.

“Në bordin ekzekutiv të KOK 70% i takojnë gjinisë mashkullore dhe 30% i takojnë gjinisë femërore. komiteti do të jetë i kënaqur kur në bordin ekzekutiv është i barabartë numri i femrave dhe meshkujve  50% me 50%”.

Shqipe Zogiani, kryetarja e komisionit të komitetit olimpik për sport, tregoi për statistikat e femrave që merren aktivisht me sport.

“Nga viti 2011 kemi filluar me mbledhjen e statistikave nëpër federata për të parë pjesëmarrjen e femrave në sport. Nga 18 federata që kemi marr informacione kemi marr konstatim se janë rreth 21 mijë sportistë në vitin, që 3876 janë femra, 250 klube të femrave, anëtare të bordit nuk ka pas”.

“Në vitin 2014 ka pas pak përmirësim nga 29 federata, 8851 sportistë, 1145 kanë qenë femra, numri i klubeve 72, anëtare të bordit 13 femra dhe  trajner, refere 42 femra”.

“Viti 2017, 18 federata, rreth 16 mijë sportistë gjithsej, prej tyre 3118 femra, numri i klubeve është 118, anëtare bordit 35, trajner 188 femra” .

Elvira Dushki, sekretare e përgjithshme e Federatës së Basketbollit, tha se janë të licencuara gjithësje 345 basketbolliste në dy liga U 16 dhe U18, raporton EO.

“Federata e basketbollit është pranuar në federatën ndërkombëtare të basketbollit, në vitin 2016 kemi filluar programin edhe për vajza. Janë të licensuara 345 basketbolliste femra, dy liga U 16 U 18”.

Daulina Osmani, ish kampione në not, tha se në not nuk ka trajnere femra. Por që ky numër të rritet sipas saj duhet që edhe prindërit t’i stimulojnë fëmijët të merren me sport.

“Në not ka femra trajnere. Femrat në not janë një numër të vogël, por që ka filluar të rritet ky numër pas fitores së Majlindës në xhudo dhe prindërit kanë shpreh interesim për t’i bërë fëmijët e tyre sportistë dhe prej atëherë është shfaqur interesim më shumë. Që femrat të përfshihen në sporte është mirë që të mbahen më shpesh konferenca të tilla që kanë të bëjnë më barazinë gjinore”.

 

Të ngjashme