32 ceremoni të varrimit u mbikëqyrën nga inspektorët sanitarë

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

32 ceremoni të varrimit janë mbikëqyrur nga Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë.

Kështu ka deklaruar kryeinspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku, në një prononcim për emisionin e mëngjesit në KTV.

Tërshnjaku ka thënë se përveç gjobave të zakonshme ndaj personave fizik dhe juridik janë përkujdesur edhe për 450 raste që të respektojnë vendimet për izolim.

Të ngjashme