33 vjeçari nga Kosova përpin telefonin, pamje se si i largohet nga trupi me ndërhyrje kirurgjike

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 07:18 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një 33 vjecari. Ai ka përtypur një telefon të tërë dhe është dashur ndërhyrja kirurgjikale që t’i largohet nga stomaku.

Kjo është bërë e ditur nga specialisti i gastroenterologjisë, Skender Telekaku me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Tutje ai ka treguar se kjo ndërhyrje është bërë pa e prerë lukthin fare. ai ka shpërndarë një video duke treguar se si është larguar telefoni nga trupi i 33 vjecarit.

Postimi i tij i plotë:

NXJERRJA E TELEFONIT NGA STOMAKU

Mashkulli 33 vjec para 4 ditesh kishte perbire nje telefon te vogel. Me rruge endoskopike, pra pa e prere lukthin, nxorrem telefonin e ndare ne tri pjese. Pa komplikime.

Të ngjashme