33-vjeçarja në Prizren konsumon mbidozë barnash për t’i dhënë fund jetës, dërgohet pa vetëdije në spital

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një grua dyshohet se ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren bëjnë me dije se 33-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, për shkak se dyshohet që kishte konsumuar mbidozë të barnave.

Pas intervenimit të mjekëve, gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetë, mirëpo e njëjta për një kohë ka qenë pavetëdije.

Të ngjashme