349 mijë euro investime në sektorin e ujitjes për fermerët deçanas

Deçan | 29 Qer 2022 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Mbi dy milionë e 400 mijë euro janë destinuar për investime në sistemin e ujitjes për shtatë komuna të Kosovës,

Përfituese nga ky buxhet është edhe Komuna e Deçanit. Kreu i saj, Bashkim Ramosaj, 349.800 euro do të investohen në sektorin e ujitjes për fermerët deçanas.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se ditën e djeshme, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Faton Peci, kemi nënshkruar marrëveshje për ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në Komunën e Deçanit (Kanalet në fshatin Isniq dhe Llukë e Epërme) në vlerë prej 349.800 euro. Ashtu siç jemi zotuar, përpjekjet tona nuk do t’i ndalim asnjëherë deri në përmirësimin e kushteve të punës për fermerët tanë”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Të ngjashme