3500 trupa britanike në gjendje gatishmërie në rast të daljes pa marrëveshje nga BE-ja

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Ministrat e kabinetit qeveritar në Britani të Madhe janë pajtuar që të fillohet ndërmarrja e masave emergjente në rast të daljes së vendit nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje.

Në këto masa përfshihet edhe krijimi i hapësirave për anijet furnizuese dhe vendosja në gjendje gatishmërie e 3500 trupave ushtarake për t’u përballur me pengesat e mundshme.

Qeveria ka deklaruar se të gjithë ministrat do t’i marrin masat e nevojshme për një ngjarje të këtillë dhe se ky do të jetë prioriteti kryesor i kabinetit qeveritar.

Si pjesë e hapava përgatitorë është edhe shpërndarja e udhëzimeve për të gjitha bizneset. Sidoqoftë, zëdhënësi i kryeministres ka thënë se votimi i marrëveshjes aktuale mbetet prioritet dhe paraqet zgjidhjen më të mirë në krahasim me ndarjen pa marrëveshje.

“Kur kanë mbetur më pak se tre muaj deri te data e fundit për kalim të marrëveshjes në kuvend, qeveria e ka parë të arsyeshme që të përshpejtohen përgatitjet për secilin skenar.

Kjo nënkupton që planet për veprim në rast të dështimit të marrëveshjes kanë filluar të vihen në lëvizje. Kabineti është pajtuar gjithashtu që t’i informojë bizneset për hapat që duhet t’i ndërmarrin”, tha zëdhënësi qeveritar, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme