Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht po trajtohen 36 pacientë me COVID-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, 25 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa tetë janë në gjendje më të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë janë shëruar nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 121 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 10 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Në ndërkohë dje në këtë spital 344 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë bërë 3725 analiza, derisa janë kryer 16 operacione.
115 shërbime radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 80 Rëntgen, 19 EHO dhe 16 CT-ja.
Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë pesë dhe kanë lindur pesë foshnje, katër të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.