Premier League ka njoftuar se 36 lojtarë dhe pjesëtarë të tjerë të klubeve kanë rezultuar pozitivë gjatë raundeve të fundit të testimit për Covid-19.
Liga angleze bëri 2,593 testime gjatë dy raundeve në javën e kaluar, transmeton Gazeta Express.
Midis 4 dhe 7 janarit kishte 27 raste të reja pozitive dhe nëntë të tjerë rezultuan gjatë testimeve ndërmjet 8 dhe 10 janarit.
Numri i rasteve të reja ka shënuar rënie, pasi që në javën e kaluar kishte 40 raste të reja.