Në Britani të Madhe janë regjistruar 363 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke rritur numrin total të rasteve të konfirmuara me fatalitet nga koronavirusi në 35.704, ka njoftuar ministri i Kulturës në Britani, Oliver Dowden, raporton agjencia Reuters.
Në Itali janë regjistruar 161 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa shifra totale ka arritur në 32.330.
Po ashtu Agjencia për Mbrojtje Civile në Itali ka njoftuar edhe 665 të infektuar të ri.
Në Spanjë është njoftuar për 95 të vdekur nga koronavirusi të mërkurën, një rritje nga 83 sa ishin të martën. Numri total i të vdekurve në Spanjë është 27.888, ndërsa i rasteve të diagnostikuar 232.555.