Ekonomia Online
FUNDIT

37 vjeçari arrestohet për dhunë në familje në Ferizaj

37 vjeçari arrestohet për dhunë në familje në Ferizaj

Një 37 vjeçar është arrestuar për dhunë në familje në Ferizaj. Policia njofton se i dyshuari me inicialet R.R, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindit të tij. “Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 16:00 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Krujës’’ në Ferizaj është […]

Një 37 vjeçar është arrestuar për dhunë në familje në Ferizaj.

Policia njofton se i dyshuari me inicialet R.R, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindit të tij.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 16:00 ka pranuar një informacion se në rr. ‘Krujës’’ në Ferizaj është një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet R.R (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj prindit të tij .

I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet më tej në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme