39 viktimat e kamionit, Anglia zotohet se do të vendosë drejtësi

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Mbi ngjarjen që shokoi dje Anglinë dhe jo vetëm, ku u gjetën 39 trupa të pajetë brenda një kamioni mallrash bullgar, hetuesit po përpiqen të zbulojnë diçka më shumë dhe të mund të bashkojnë pjesëzat e puzzle- it, të një ngjarjes së mistershme që ka pushtuar mediat ndërkombëtare.

Kamioni u gjend në një park industrial në Essex, Anglia juglindore, i cili hyri nga Uellsi, por ende mbetet e paqartë rruga që ka ndjekur.

Në një kohë kur 39 viktimat, mes tyre një adoleshent mbeten ende të paidentifikuara, kryeministri i Britanisë u shpreh se është i shokuar nga e gjitha kjo ndodhi, transmeton TCh.

“Ne e dimë se kjo tregti “njerëzish” po vazhdon- të gjithë tregtarët e qenieve njerëzore duhet të vendosen para drejtësisë”, u shpreh ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme