4 ditë punë në javë? Qeveria finlandeze përgënjeshtron lajmin

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

“Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin nuk ka propozuar futjen e një programi të ri pune në vend me 4 ditë punë në javë dhe 6 orë punë në ditë”, Kështu deklaroi së fundmi qeveria finalandeze duke shpjeguar se kjo është një ide që Marin e ka propozuar gjatë një tryeze në muajin gusht, gjatë kohës kur ishte ministre e Transporteve, pra para se të zgjidhej kryeministre.

Ideja për të shkurtuar në mënyrë drastike orët e punës u dha nga Marin me rastin e 120 vjetorit të krijimit të Partisë Socialdemokrate.

“Një javë pune me 4 ditë, një ditë punë me 6 orë, përse të mos jetë ky hapi i radhës”, shprehej Marin më 17 gusht.

Aktualisht në Finlandë punohet mesatarisht 30 orë në javë, afërisht sa mesatarja evropiane. Sipas të dhënave të fundit të OSBE, vendet europiane ku oraret e punës janë më të gjata janë Italia, Greqia dhe Estonia. Italianët punojnë mesatarisht 33 orë në javë, 7 më shumë në krahasim me Gjermaninë.

Të ngjashme