4 mijë e 232 vaksina Anti-COVID u administrun në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

4 mijë e 232 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 697 mijë e 901.

885 mijë e 339 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës. Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.


Të ngjashme