“4 milionë armë pa leje në Ballkan – 334 viktima për tre muaj”

Prishtinë | 16 Maj 2023 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Aktualisht në Ballkan janë 4 milionë armë pa leje. Rrjedhimisht, si pasojë e kësaj, janë 334 viktima vetëm në tre muajt e parë të këtij viti.

Kështu ka thënë Sekretarja e RCC, Majlinda Bregu.

“Si një rastësi fatkeqe teksa sot po flisja për armët e vogla e të lehta dhe tragjeditë që sjell përdorimi i tyre sidomos tek te fëmijët e të rinjtë, lajmi për vrasjen e adoloshentit sot në Gramsh me thikë, u shfaq në ekran të telefonit. Ngjarje ku fëmijët e të miturit mbeten viktima të armëve në ambjentet e shkollës, por jo vetëm, nuk janë më skena filmash. Ky muaj nisi me dy tragjedi prej përdorimit të armëve të vogla e të lehta në Serbi”, ka thënë ajo.

Por, përtej terminologjisë zyrtare, nuk ka armë që dëmin ta ketë të vogël dhe pasojat që vijnë nga tregtia e paligjshme ose pronësia e një arme me leje a pa leje, nuk mund të merret kurrë lehtë.

Më tej, ajo ka publikuar shifra shqetësusese në lidhje me përdorimin e armëve:

Çdo 15 minuta ndodh një vrasje e dhunshme në botë për shkak të përdorimit të armëve të vogla të zjarrit.

Në rajon sot janë rreth 4 milionë armë të tilla, pa leje.

Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2023, në Europën Juglindore u raportuan 821 incidente me armë zjarri, duke rezultuar në 334 viktima

Vetëm në dy vite, nga të gjitha gratë e vrarë me armë zjarri, pothuajse 80% janë vrarë nga partnerët e tyre intim ose anëtarë të tjerë të ngushtë të familjes.

“Ndaj ka mësime që nxirren nga raportet,por ka dhe mësime që nxirren nga tragjeditë. Sot në #bruksel në takimin e përbashkët me Komisionin Europian, PNUD e vendet e rajonit mbi masat e marra kundër përdorimit të armëve të vogla e të lehta”, ka përfunduar Bregu.

Të ngjashme