Çfarë kërkohet që një startup të jetë shumë shpejt i suksesshëm? Nisja për një startup është “ideja”. Shumë mendojnë se gjëja kyçe gjatë tërë procesit është ideja në fillim dhe prej asaj pike çdo gjë që duhet të bëhet është ekzekutimi.
Që një startup të jetë i suksesshëm që në fillimet e tij, duhet të keni parasysh katër gjëra:
- Ju duhet të keni një produkt ose shërbim bindës që një segment specifik i njerëzve dëshirojnë të përdorin. Ata mund të duan ta përdorin atë për disa arsye (p.sh. produkti aktual nuk ka cilësinë e dukur, nuk ka shije, apo është i shtrenjtë, etj.)
- Të gjesh vlerën e duhur për tregun është e vështirë – kështu që do t’ju duhet një ekip që është me të vërtetë i mirë për të dëgjuar klientët dhe për të reaguar ndaj asaj që ata dëshirojnë. Ai lloj testimi kërkon ekzekutim të fortë dhe efikas. Ju nevojitet një CEO, i cili mund të marrë të gjitha ato sinjale të klientit, t’i bashkojë e të krijojë një vizion për të ardhmen që do ta mirëprisnin të gjithë.
- Të gjesh atë propozim vlerash do të thotë të bësh edhe gabime. Kështu që, duhet të minimizosh kohën që harxhon për t’i ndjekur ato gabime. Mentorimi nga një rrjet miqsh, këshilltarësh, investitorësh, etj mund të sjellë një mori ndryshimesh.
- Do t’ju duhet ta shpjegoni atë udhëtimi dhe t’u thoni investitorëve çfarë keni mësuar dhe pse mendoni se keni diçka që njerëzit do ta përdorin.
Mos harroni se ideja juaj e një startupi nuk duhet të jetë gjeniale. Mënyra se si funksionon dhe si fitoni edhe ju para ndërlidhet me faktin se si ofroni diçka më mirë nga oferta e deritanishme nga dikush tjetër, apo një produkt që nuk është ofruar fare. Mos harroni se nuk duhet të jeni ekspert për të filluar një Startup dhe nuk duhet të keni një biznesplan profesional. Por, duhet të keni guximin për të vepruar dhe për të sfiduar të ardhmen në duart tuaja.