Në sulmet e armatosura që kanë ndodhur gjatë fundjavës në Chicago të SHBA-ve janë vrarë katër persona dhe janë plagosur 24 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia lokale ka njoftuar se sulmet kanë ndodhur kryesisht në lagjet në pjesën jugore. Sulmi më i përgjakshëm ka ndodhur të dielën në ora 17:15 sipas kohës lokale, kur erdh deri tek një përleshje në mes të bandave, në të cilën u vranë dy persona dhe u plagosën tetë të tjerë.
Në një aksident trafiku që ndodhi po në Chicago, jetën e humbën pesë persona dhe u plagosën katër të tjerë.
Fundjavën e kaluar në këtë qytet katër persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën.
Policia ka deklaruar se është kapur personi i cili javën e kaluar plagosi dy policë. Angel Gormez (18) ka pranuar krimin dhe do të nxirret para gjykatës.