40 ditë paraburgim për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prishtinës-Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”.

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditësh, për të akuazuarin I.M.

Gjatë caktimit të masës gjykata ka analizuar shkaqet e caktimit të paraburgimit dhe ka aprovuar propozimin e prokurorit, sepse i akuzuari I.M i lirë mund të ikë.

I njejti është shtetas i Maqedonisë dhe po kërkohet nga autoritetet atje, njofton Gjykata Themelore në Prishtinë.

Gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme