Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat Covid në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 40 pacientë, prej tyre 15 të konfirmuar me Covid-19 dhe 25 të tjerë post Covid.
Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, ndërsa në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacientë me maskë oksigjeni.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 6 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 3 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë