Këshilli për Mbrojtën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka njoftuar se 40 të dënuar dhe dhjetëra të paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali kanë hyrë në grevë urie, si shenjë pakënaqësie ndaj refuzimit të kërkesave të tyre për lirim të menjëhershëm apo lirim të përkohshëm
Sipas informatave të KMDLNj –së , të dënuar dhe të paraburgosur përkatësisht 40 të dënuar dhe dhjetëra të paraburgosur ( janë solidarizuar me të dënuarit ) , nga data 20 prill 2020 kanë hyrë në grevë urie duke e refuzuar marrjen e ushqimit si revoltë dhe shprehje të pakënaqësisë që është refuzuar lirimi i tyre , qoftë i menjëhershëm apo edhe i përkohshëm. Revolten e shprehin kundër Qeverisë së Kosovës dhe Presidentit të Kosovës që nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për kërkesat e tyre apo kërkesat e OJQ- ve monitoruese dhe të cilat e kanë bërë një kërkesë të tillë .
“Të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali , përmes një letreje dërguar KMDLNj –së kanë deklaruar se janë të frikësuar për shëndetin e tyre dhe të familjeve aq më parë që më nuk kanë vizita dhe komunikimin me familje e bëjnë vetëm përmes telefonit dhe skyp-it. Ata deklarojnë se , në kohë të pandemisë po u shkelen të drejtat e njeriut që u takojnë si persona të privuar nga liria duke marrë shembull shtetet fqinje dhe ato evropiane që kanë ofruar shumë opsione për të burgosurit kurse Kosova nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim”, thuhet në njoftim.