SAP: 380-400 autobusë bëjnë nisje ndërurbane dhe ndërkombëtare gjatë ditës

Prishtinë | 19 Jan 2024 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë (SAP) ka sqaruar se nga ky stacion, prej 1 janarit, janë nisur mesatarisht 380-400 autobusë në ditë, por jo vetëm për Evropë.

Këto statistika janë dhënë nga zyrtarja e Stacionit të Autobusëve, Shqipe Dervishi, për Front Online.

Por, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë më pas ka publikuar në faqen e tyre zyrtare një “demant”, sikur e ka quajtur.

Sipas tyre, ky numër i nisjeve ditore përfshin nisjet ndërurbane dhe ato ndërkombëtare

“Stacioni i autobusëve demanton lajmin e publikuar që 380-400 nisje nderkombëtare ditore jane realizuar nga SAP, ky numër i nisjeve ditore përfshin nisjet ndërurbane dhe ato ndërkombëtare. Faleminderit në mirëkuptim”, thuhet në sqarim.

Të ngjashme