421 paketime të barnave pa banderola konfiskohen në Gjakovë

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Policia ka konfiskuar 421 paketime të barnave pa banderola në tri lokacione të ndryshme në qytetin  e Gjakovës.

Në rrugën “Mic Sokoli”, njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores, ku gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 67 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa konfiskimi i 244 paketimeve të tjera ka ndodh në rrugën “Anton Çeta” në lokalin e të dyshuarit i cili është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjithashtu edhe në rrugën “Konferenca e Bujanit” janë konfiskuar 110 paketime të cilat ishin pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme