45 studentë kosovarë do t’i ndjekin studimet master në universitete të BE-së

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 11:17 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian kanë prezantuar 45 përfituesit e granteve të projektit të Skemës së Qelizave të Reja (Young Cell Scheme) për të ndjekur studimet master në universitete të BE-së.

Riccardo Serri nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë tha se në emër të shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova i falënderon studentët kosovarë dhe janë krenarë me ta që kanë arritur të përfitojnë bursa për të studiuar në BE, raporton Ekonomia Online.

“Ky është projekt që e dua dhe e përkrahi shumë, sepse ju mëson juve të rinjve që të shkoni jashtë dhe të përfitoni në maksimum nga studimet që ofrohen nga universitetet në Evropë”, tha Serri.

Agron Hoti nga Ministria e Integrimit Evropian tha se ndihet shumë mirë që po sheh studentët nga Kosova të përgatitur për të vazhduar studimet e tyre jashtë shtetit të Kosovës, për në universitetet e ndryshme të BE-së. Dhe se i fton ata që posa të kthehen nga studimet të kontribuojnë në shtetin e Kosovës me njohuritë që ata kanë.

“Skema e të rinjve është në kuadër të politikës për të fuqizuar kapacitetet tona, sepse në shumë sektore na duhen shumë studentët që studiojnë në fusha të ndryshme”, tha Hoti.

“Posa të ktheheni në Kosovë, ndikimi juaj do të jetë shumë më i madh, ku do të punoni pavarësisht kohës se sa do punoni, por kjo do të ngris kapacitetet tona që kanë të bëjnë me plotësimin e obligimeve kundrejt Bashkimit Evropian”, tha Hoti.

Hoti tha se kjo është një mundësi e mirë për studentët, dhe se duhet pasur parasysh se ky rast që ju është dhënë është i madh dhe ta shfrytëzojnë sa më mirë, sepse për të përfituar bursë për të shkuar në BE nuk është e lehtë, për shkak se është shtrenjtë dhe është mirë që studentët ta shfrytëzojnë rastin, pastaj të kthehen dhe të ngrisin kapacitetet e Kosovës, raporton EO.

“Duke njohur situatën në Ministri, ne kemi mungesë të stafit që janë të profilizuar dhe me kënaqësi do të ju kemi në mesin tonë dhe kontributi juaj do të jetë i madh”, shtoi Hoti.

Të ngjashme