481 ankesa të bizneseve në OShP

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 16:53 | Nga

Ndryshimi i Ligjit të Prokurimit Publik ka ndikuar në rënien e numrit të ankesave nga bizneset për vitin 2016.

Organizata Demokraci Plus ka bërë një analizë të ankesave të bizneseve drejtuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OShP), ku në krahasim me vitin 2015, në vitin 2016 ka pasur 111 ankesa më pak, apo -18.75 për qind.

Ne vitin 2016 ishin 481 ankesa, prej tyre 137 janë zgjidhe në favor të institucioneve, ndrysa 231 në favor të kompanive.

Në vitin 2015 ishin 592 ankesa, prej tyre 166 ishin në favor të institucioneve, ndërsa 325 në favor të kompanive.

Sidoqoftë, numri i shkeljeve të Ligjit mbetet i lartë. Kjo për shkak se mungojnë ndëshkimet për zyrtarët e prokurimit, duke mos i hetuar shkeljet dhe duke mos i revokuar licencat për zyrtarët e prokurimit të cilët përsërisin shkeljet me tender.

No automatic alt text available.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme