Me dy golat e shënuar ndaj Chelesat, Leo Messi kapi shifrën e plot 100 golave në Ligën e Kampionëve.
Argjentinasi është 17 gola pas Cristiano Ronaldos, golashënuesi më i mirë i Champions-it në të gjitha kohërat, me 117 gola.
Sidoqoftë ekziston mundësia që Messi të kalojë Ronaldon pasi është më i ri dhe në total ka luajtur 123 ndeshje, përkundër 144 ndeshjeve të yllit portugez.
Pas Messit, i treti në renditje vjen ish-legjenda e Realit Raul, i cili ka shënuar 71 gola në 142 ndeshje. Pas tij vjen Van Nistelrooy me 56 gola dhe Benzema me 53 të tillë.