5 shenja se jeni një maniak i punës

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 23:56 | Nga Ekonomia Online

Fjala workaholic (maniak i punës) është mjaft e përhapur, por fenomeni i vërtetë mund të pengojë marrëdhëniet ndër-personale, si dhe të ndikojë në shëndetin mendor dhe fizik.

Ekonomia Online ju sjell më poshtë pesë shenjat se vërtet jeni një maniak i punës:

  1. Një person workaholic ndihet i shqetësuar dhe në ankth kur nuk punon.
  2. Për një person workaholic, puna është përparësi. Ka pak gjasa ta kalojnë kohën me njerëz të tjerë, brenda dhe jashtë punës.
  3. Personat workaholic i kushtojnë pak ose aspak kohë aspekteve të tjera të jetës.
  4. Një workaholic nuk e zotëron problemin. Ata do t’ua hedhin fajin rrethanave, si nevoja për t’u ngritur në detyrë, kolegët dembelë dhe natyrisht, mbingarkesa
  5. Workaholics nuk janë të lumtur. Njerëzit të cilët e bëjnë punën e tyre me pasion dhe investojnë shumë energji në atë që bëjnë nuk janë workaholics.

Të ngjashme