Kolumnisti i webfaqes AskMen.com, i cili shkruan me pseudonimin “Joshësi” paralajmëron të gjithë meshkujt që dëshirojnë të jenë të suksesshëm në dashuri rreth asaj se me cilat femra nuk duhen të mundohen të krijojnë marrëdhënie, sepse ajo lidhje prej fillimit është e dënuar të dështojë.
1. Tepër e mençur
Meshkujt i pëlqejnë femrat inteligjente të cilat dinë të shprehen dhe kanë qëndrime të forta, por jo edhe ato, të cilat dinë “gjithçka” më së miri, nuk lejojnë mendime të kundërta me të tyre, dhe nuk e ndalin diskutimin derisa nuk thonë gjithçka që kanë në mendje. Femrat e tilla kanë shprehinë e keqe për ta theksuar arsimimin, përvojën apo racionalizmin e tyre, njëkohësisht duke nënvlerësuar njerëzit rreth vetes.
2. Sponsoroshja
Për t’i njohur sponsoroshet (bukuroshet të cilat rrinë vetëm me meshkujt të cilët paguajnë pije e ushqime apo edhe mbulojnë shpenzime të tjera) nuk duhet dituri apo aftësi e madhe, sepse ajo në plan të parë thekson tërheqjen fizike në të cilën investon në mënyrë të konsiderueshme me shkuarjet e shpeshta te floktari, kozmetiku dhe në shoping. Edhe pse mashkulli i cili ka femër të bukur dhe të ndrequr shpesh është cak i shikimeve ziliqare, “Joshësi” ju përkujton që lumturia dhe dashuria nuk mund të blihen, dhe marrëdhënia nuk duhet të ndërtohet me dikë që do të ikë me shenjat e para të problemeve financiare.
3. E pagabueshmja
Kjo femër mund të ketë shumë kualitete të tjera, por e meta e saj është që nuk mund të pranojë mendime të kundërta nga ajo apo mundësinë që ka gabuar në ndonjë gjë. Bashkëjetesa me këtë femër shndërrohet me kohë në fushëbetejë të diskutimeve dhe dëshmimeve të përjetshme, çka nuk është terren pjellor për një marrëdhënie të mbushur me mirëkuptim dhe dashuri.
4. “E trenta”
Kjo është tipi i femrës e cila partnerin e telefonon 10 herë në ditë, përzihet në jetën private, por edhe atë profesionale, ju ndan nga miqtë dhe mban mend se cilën femër e keni shikuar më shumë se dy sekonda. Nga femrat e tilla është më së miri të iket me shenjën e parë të sjelljes së papranueshme, sepse ato nuk tërhiqen aq lehtë dhe janë të prira që për shkak të ndarjes të thërrasin në çdo kohë të natës, të vinë te dera dhe të “kërkojnë” për të biseduar.
5. E lënduara
Ky është tipi më i rrezikshëm nga të gjitha, e përshkruan femrën e cila para pak kohësh ka dalë nga një lidhje e gjatë të cilën nuk e ka përballuar në tërësi, prandaj në lidhjen e re do të hyjë me rezerva të caktuara. Meqenëse asaj nuk ia ndien shumë për ju sepse për momentin nuk është në gjendje të zhvillojë ndjenja të thella, do ta gjeni veten në lidhje nga e cila me shumë mundësi ju do të dilni të lënduar, ndërsa ajo me ego të kënaqur.