Reperi i njohur mbarëbotëror, 50 Cent, është i ndjekur nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale.
Shpesh, ai publikon për fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e tij, ndërsa kjo e bënë që të jetë shumë i komentuar edhe në mediat online.
Së fundmi, me ardhjen e festave të fundvitit, reperi duket se është kujdesur që gjithçka të jetë gati për datat festive.
Mirëpo bredhin e vitit të ri, ai nuk e ka stolisur në mënyrë të zakonshme, siç bëjnë të gjithë njerëzit e tjerë.
50 cent ka vendosur që këtë vit në vend të topave dhe zbukurimeve tjera, ta dekorojë bredhin me këpucët e ish-të dashurës.
Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaq bredhin e stolisur në shtëpinë e tij, ndërsa tregon me ironi se pse vendosi që këtë vit ta bëjë kështu.
“Nuk munda të gjeja topat për pemën time, kështu që gjërat e vjetra të ish të dashurës funksionuan. Po, ajo duhet të largohej me ato që erdhi”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë që komentet nga ana e fansave në hapësirën për komente kanë qenë të shumta.
https://www.instagram.com/p/BrgSlRdHGZK/?utm_source=ig_embed