Rrëzohet pisha e Vitit të Ri në sheshin e Prishtinës, shkak erërat e forta

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Fryma dhe shiu që po bie përveç që kanë bllokuar rrugët në Prishtinë, ka rrëzuar edhe pishën e Vitit të Ri të vendosur nga Komuna në sheshin Skënderbe.

Në fotografi shihet se si pisha me gjithë dekorime ka rënë për toke.

Ndryshe, këtë vit Komuna e Prishtinës është kritikuar tej mase për vonimin e dekorimit të sheshit, ndërsa e gjithë stolisja ka përfunduar mbrëmë.

Këtë vit komunës së udhëhequr nga Shpend Ahmeti zbukurimet për Vitin e Ri i kanë kushtuar 54 mijë euro./Indeksonline

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme