Ekonomia Online
FUNDIT

50 euro për votën, arrestohet edhe një person në Graçanicë

50 euro për votën, arrestohet edhe një person në Graçanicë

Edhe një person është arrestuar në Graçanicë, pasi dyshohet për dhënie ose marrje ryshfeti për votën në ditën kur edhe u mbajtën zgjedhjet lokale në Kosovës. “Lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. […]

Edhe një person është arrestuar në Graçanicë, pasi dyshohet për dhënie ose marrje ryshfeti për votën në ditën kur edhe u mbajtën zgjedhjet lokale në Kosovës.

“Lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa me 12 tetor, edhe kur u mbajtën zgjedhjet policia kishte arrestuar për të njëjtin rast një person, i cili kishte fotografuar fletëvotimin, meqenëse atij i ishin ofruar 50 euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte fotografuar fletën e votimit dhe i njëjti deklaron se për këtë i janë ofruar 50 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e Policës së Kosovës me 13 tetor.

Të ngjashme